Roboti i NASA-s Perseverance zbarkoi pa probleme në Mars mbrëmjen e të enjtes, pas një udhëtimi prej më shumë se 470 milionë kilometrash. “Percy”, siç e quajnë robotin me përkëdheli dërgoi edhe imazhet e para nga planeti, menjëherë pas zbarkimit.
10 elemente të rëndësishme ka identifikuar ruboti në Mars, nga to, një tapi 2345 vjeçare dhe një mbishkrim ku thuhet “Kemi rasat t’speca”.
Brenda në tapi e cila besohet që është e një tokë rreth 400 ha, me zor shihet vetëm një emër i shkruar “Lustaku”, shkruan Pordhtali.com.
Pas këtij njoftimi menjëherë ka reaguar djali i Sami Lushtakut, duke pretenduar se tapia është e një homo sapjensi të fisit të tij, konkretisht e stërgjyshit të katragjyshit të tij, i cili quhej Dylaver Lustaku.
Megjithëkëtë, Sami Lushtaku ka pranuar se nuk ka privatizuar asnjëherë tokë në Mars. “Nuk kemi privatizuar në Mars me sa di. Duhet ta pyetni djalin. Por, e dije se të parët tanë kanë pasur lidhje me xhindet. Kur pash zbarkimin ne Mars, isha duke e shiquar Maringlenen, kam arritur te shohe epizodin 346-t”, tha Lushtaku për mediat.
Ndërkohë, mister mbetet mbishkrimi “Kemi rast të specave”. /Pordhtali.com/
Leave a Reply