Zemaj jep lajmin e madh, vaksina alternative gati në Sibovc

Vaksina do të quhet Podujevzer.

Mësohet se shkalla e efektshmerisë momentalisht ka arritur në 13. 7 për qind. Pordhtalet simotra këtë e kanë lidhur me rezultatin e LDK-së nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë e ka hedhur poshtë Zemaj, duke kërkuar që të mos politizohet çështja e vaksinës.

“Për momentin mund të them se e kemi adoptuar një fabrikë të çimentos në laborator në Sibovc. Tashmë është bërë edhe testimi i parë”, tha shkurt Zemaj para medieve.

Pordhtali ka mësuar se e testuar është një plakë 61 vjeçare nga Stanoci i Vushtrrisë, e cila është gruaja më e moshuar e këtij qyteti.

“Jam paraqitur vullnetare, pasi jam edhe në moshë. Kam vërejtur që më ka kaluar edhe reumatizma”, tha kjo zonjë plakë.

Opozita nuk është pajtuar me lokacionin e laboratorit. “Pse në Sibovc dhe jo në Kievë”, ka thënë përfaqësuesi i pozitës duke mos dhënë koment tjetër.

Meçen se e testuara e parë ishte një grua, testimi në mas pritet të fillojë me 8 mars. /Podrhatli.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*