Drejtori i Komisariatit Disiplinor të LVV-së, Xhelal Sveçla ka mbetur i shokuar kur ka gjetur duke lozur cicmic dy bashkëpartiakët, në kohën kur në sallën e Kino Armatës po shfaqej filmi “Njeriu me top”.
“Cic mic lozin veç kalamajtë e pallatit tim”, u tha Sveçla, teksa ua kujtoi se ishin shkruar në regjistër se nuk e kishin parë filmin dhe se tashmë dy vende kishin mbetur bosh.
“E kemi parë filmin, por u regjistruam për t’ia bërë qefin Albinit, se dukej pa çehre”, mësohet të ketë thënë Pacolli –Dalipi, raporton pordhtali.com.
“E keni parë… me trego Mef ne cilën pjesë të filmi, personazhi me mustaqe e thotë këtë fjalë të urtë: Ike plaku Mmere me gjithë tespihet e Tusum Baq”, ju drejtua Sveçla, e cili e dinte filmin mëndësh që nga rinia.
“Atë e thotë tek e një e treta e filmit” ja kthu Bajçinivci.
Sveçla fërkoi pak mjekrën dhe pa bërë zë, ua vizatoi një vizë të çuditshme mbi cic mic, e cila ua pamundësoi lojën.
Siç ka mësuar pordhtali, me kuptimin e vizatimit që bëri Svecla mbi cicmic, është duke u marr pordhtali simotër gazeta ekshpresh.
Mësohët se, Pacolli është duke u marr në pyetje nga Nazlie Balaj.
Pordhtali ka mësuar se me Bajqinovcin ka bashkëbiseduar, Vjosa Osmani. /Pordhtali.com/
Leave a Reply