Kurti thotë se është i kualifikuar për të folur për 8 Mars duke pasur parasysh që gruaja e tij është një grua

Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Gruas tha se ai e di se si është të jesh grua, sepse gruaja e tij është një grua dhe ka qenë për të gjithë vitet e martesës së tyre, shkruan pordhtali.com.

Tha se ai kishte menduar gjatë se kush ishte personi më i mirë për të mbajtur fjalimin për 8 Mars, dhe në fund përgjigja ishte e qartë.

“Pyeta veten ‘kush në LVV do të ishte më i miri për të qenë folur në këtë ngjarje?’ Kalova të gjithë emrat një nga një, dhe pastaj mbërrita tek vetja ime, dhe mendova po! Rita është një grua! Kështu që fillova të përgatis fjalimin tim menjëherë ”.

“Sonte le të kënaqën gratë, mos të marshojnë, por le të festojnë. Burrat mos të bëhen xhelozë se dita ndërkombëtare e tyre është afër, edhe tri javë kanë mbetur nga 1 prilli”, tha Kurti.

Ai tha se qeveria e tij do t’i jap vendin e merituar gruas dhe se nuk do të bëjë dallime se cila i ka gjinjtë më të mëdhenj apo më të vogla.

“Disa nga shoferët më magjepsës që më kanë marrë ndonjëherë si student në rrugë kanë qenë gratë. Shumë njerëz e lidhin ngasjen me burra, por në fakt, shoferi i parë në distancë nuk ishte askush tjetër veçse një Ana Frank”, tha Kurti.

“Ne në qeverisen në Prishtinë patëm shkuar edhe më larg. Për herë të parë kemi krijuar edhe gruan konduktere. Ne do ta ndërrojmë konceptin se një banderol e rrudhur kërkon një hekurosje të mirë”, tha ai.

Kurti ka kërkuar që mos të gjykohet një grua nga 100 metra larg.

“Kozmetika është një përfitim për çdo grua, por shoku më i mirë i një vajze është ende një burrë largpamës majtist”, ka përfunduar Kurti./Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*