Çmimi në Mjekësi për këtë vit ndahet për ekspertët e viruseve në Facebook

Ata janë heronjtë e pandemisë: Çmimi për Mjekësinë e këtij viti do t’u jepet të gjithë ekspertëve të viruseve dhe epidemiologëve të hobit që vullnetarisht dhanë ekspertizën e tyre në kohë rekord në rrjetet sociale si Facebook ose Twitter. Kjo u bë e ditur për pordhtali.com nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Pa këta ndriçues, ne do të ishim plotësisht të pafuqishëm dhe të panjohur përballë pandemisë”, tha kreu i IKSHP-së. “Me çmimin e këtij viti ne do të dëshironim të nderonim të gjithë ata njerëz që kanë pasuruar debatin shkencor në Internet me njohurit e tyre, edhe pse ata thjesht janë injoruar nga shkenca dhe shtypi gënjeshtar”.

Si shembull, ministri i shëndetësisë emëroi disa fitues, përfshirë analistin Imer Mushkolaj i cili mori çmimin e parë, pasi ai shkroi qindra komente në Tëitter dhe YouTube. “Mushkolaj, madje ishte në gjendje të korrigjojë shkencëtarë të klasit botëror dhe të tregoi se të gjithë janë idiotë që nuk kanë ide për viruset”, thotë Armend Zemaj.

Çmimin dytë e mori Parim Olluri, i cili, sipas një postimi të gjatë në Facebook, zbuloi se të gjitha vaksinat e bëra nga Bill Gates përmbajnë nanochips, të cilat mund të përdoren për të nxitur infertilitetin dhe për të ushtruar kontroll të mendjes. “Shkenca klasike është akoma me dekada larg kësaj”, shtoi Zemaj. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*