Copëza nga jeta e grave: Fotografitë në Instagram tregojnë se shumica e grave janë multimilionere

Lajm i mirë! Shumica e grave në Kosovë kanë një pasuri prej disa miliona eurosh. Ky ishte rezultat i një vlerësimi në rrjetit social Instagram midis përdoruesve të tij që e bëri pordhtali.com.

Duke gjykuar nga fototografitë, shumica e zojave janë të kënaqura me luksin. Ato marrin pjesë në ahengje ekskluzive, hanë vetëm pjatat më të mira dhe pushojnë në plazhet parajsore.

“Zonjat ka arritur një cilësi të pabesueshme të jetës në vitet e fundit”, thotë themeluesi i Instagram Kevin Systrom.

“Shumica e tyre në Instagram-it bëjnë jetë më të mirë se unë. Kjo ishte ideja edhe e shpikjes së këtij aplikacion në radhë të parë”.

Financiarisht, shumica dërrmuese nuk ka asgjë: Në vend të një pune konvencionale në zyrë, pothuajse të gjitha kanë një karrierë fitimprurëse si modele, ose DJ. “Pothuajse të gjitha fitojnë jetesën e tyre me aktivitete artistike dhe krijuese dhe kanë partnerë jashtëzakonisht tërheqës me të cilët përjetojnë vazhdimisht momente romantike përpara një sfondi të bukurqë të lë pa frymë”, thotë vlerësimi.

Bilanci i punës dhe jetës është gjithashtu i shkëlqyeshëm për shumicën e tyre: “Ato kanë orare fleksibël dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në palestër”, vazhdon vlersimi për to. Por kjo nuk është për t’u habitur: “Në fund të fundit, ju duhet në një farë mënyre të djegin pesë kokteje smoothie dhe më shumë se 10,000 kalori që konsumojnë në restorantet më të mira në qytet”./Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*