LDK-ja nuk mund të kuptohet pa dy gishtat. Dy gishtat i ka si stafetë dhe Arban Abrashi, shkruan pordhtali.com.
Nga sot, gishti i demokracisë nuk do të mund t’i ngritët për disa kohë. Kjo ngase, siç ka mësuar pordhtali, Librun Aliu ia ka lënduar atë gjatë pranim dorëzimit të detyrës gjatë ditës së sotme.
Mësohet se Aliu qëllimshëm ia ka shtrënguar më fortë dorën në pozitën hamamakamaja, në mënyrë që t’ia lëndojë gishtin e demokracisë.
Mësohet se gjatë ditës, Abrashi e ka futur në allqi gishtin, dhe se i njëjti i ka mbetur i mbledhur në formë të grushtit, në simbolikën e përshëndetës së partisë së Aliut.
Sipas gishtologëve, gishti tregues paraqet nevojën tonë për ta rritur egon dhe për të krijuar autoritet dhe fuqi. Ky gisht po ashtu lidhet me aftësi drejtuese dhe ambicie. Mbretërit mbanin unaza në gishtin tregues, sepse njerëzit mendonin që ky gisht ishte shumë i fuqishëm. /Pordhtali.com/
Leave a Reply