
Qeni topallë që lehte ashpër tek QKUK-ja është gjetur i ngordhur pardje te kontejnerët, mëson pordhtali.com, shkruan pordhtali.com.
Vitia ka marr vendim që të hetohet ngordha e qenit, pasi sipas tij, ai në baza ditore, lehte aq fortë çdo mëngjes saçe pacientet e dininë që ishte ora për të pirë ilaçet.
“Autopsia do t’i behët në QKUK, ndërsa hetimet do të zhvillohen nga Xhelal Svecla. Lehja e tij gjithmonë bën jehonë nëpër klinika dhe të gjithë e dinë, që është ora e ilaçeve. Sidoqoftë, në këto mëngjese të ftohta marsi po dëgjohet vetëm heshtja”, ka thënë Vitia.
Cofjen e qenit e kishte hetuar e para një paciente 82 vjeçare, e cila asnjëherë nuk ishte zgjuar nga një gjel, por nga qeni topall që ishte shumë ashik.
Policia kishte nxituar në vendin e ngjarjes me drita blu. Kur mbërritën, ata gjetën zonjën plak që qëndronte mbi qenin e ngordhur e cila betohej për hakmarrje ndaj bastardit që e helmoi atë./Pordhtali.com/
Leave a Reply