Fero shtrohet në spital, pasi Arbenita lindi vajzë që i ka sytë si të Don Gjonit

Pas një stimulimi pesë vjeçar me medikamente orientale, para nëntë muajsh kishte arritur lajmi i gëzueshëm për Arbeniten. Do të bëhej mami.

Ish zëvendësministrja për marrëdhënie me Maqedoninë, bukuroshja jo shumë vjeçare Arbenita Ismaili është bërë nënë për herën e parë, shkruan gazeta Ekshpresh, përcjell pordhtali.com.

Bashkëshorti i saj, Feronit Shabani, alias Fero thuajse është çmendur nga gëzimi kur mori lajmin se ishte bërë baba, pasi ai ishte për një vizitë punë në Bundestagun Gjerman. “Fero babi, eee Fero e BAB”, i kishte pëshpëritur  vetës në veshë ngazëllyeshëm.

Reperi ka ateruar menjëherë në Prishtinë për të takuar bijën e tij tashmë një diteshe. Posa e ka kapur në kraharorë, e ka lëshuar menjëherë vajzën kukushëm. “Çka janë këta sy si të Don Gjonit në vajzën time”, ka qenë fjalia e vetme e tij që e ka thënë në praninë e të shoqes, bëjnë të ditur burimet.

Mësohet se Fero menjëherë është dërguar në QKUK.

Në Klinikë ka shkuar edhe e shoqja, pasi i është kthjellur i shoqi.

“E ke gabim vëllaçko, Don Gjoni të ka ngjarë ty me sy, dhe vajza i ka sytë si të tut, rrjedhimisht mund t’i ketë edhe si të Donit. Fundja nuk ke shumë faj se sa herë shikohesh në pasqyre, nuk i shikon sytë, por qoket dhe depilimin e këmbëve”, e ka qetësuar e shoqja.

Më pas Fero rrudhi më shumë sytë se zakonisht duke tentuar t’i bëjë si të Sabri Fejzullahut, dhe u përqafua me Arbenitën.

“Ama  broo, kemi me ja la emrin Muzika, se unë jam baba i Muzikës”, ishte fjala e vetme e Feros. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*