Qeni topall që lehte ashpër tek QKUK-ja është parë në Vërmicë, brenda kufirit të Shqipërisë.
Qeveria kishte raportuar se ai kishte ngordhur para disa ditëve, por kishte ndodhur një keqkuptim qeveritar.
Pordhimet e pordhtali.com kanë bërë të ditur se, Kurti e ka depërtuar qenin në Shqipëri mbrëmë gjatë orëve të natës.
Mësohet se iniciator i këtij veprimi ka qenë ministri Arben Vitia, pasi kishte konstatuar se qeni topall te QKUK-ja lehte në baza ditore aq fortë çdo mëngjes saqë pacientët e dinin që ishte ora për të pirë ilaçet.
“Këso qeni inteligjent nuk mund të ketë në Kosovë. Këtë mund ta bazojë në qentë e Shpend Ahmetit që tërë ditën presin para një kontejneri për një petull. Lehja e tij gjithmonë bën jehonë nëpër klinika dhe të gjithë e dinë, që është ora e ilaçeve Pastaj ishte qen soj, që të shihte drejt e në sy dhe kur kafshonte, ai nuk të hante, por dëshironte ta shëmtonte viktimën. Pra. mendoj se ky qen është nga Kruja”, kishte thënë Vitia në arsyetimin e tij.
Lidhur me depërtimin e qenit është angazhuar Xhelal Svecla, derisa këtë vikend pritet që atë ta shoqërojë për në Krujë, Bojken Abazi.
Pordhtali ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga nata kur është depërtuar qeni. /Pordhtali.com/
Leave a Reply