Të gjitha partitë politike në Kosovë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025, duket se kanë rënë dakord për një detaj të çuditshëm dhe, siç po e quajnë feministet, të turpshëm: numri 69 në listat e kandidatëve u është rezervuar grave.
Për ata që mendojnë se kjo çështje mund të jetë thjesht rastësi, pordhimet tregojnë se nuk është aspak e tillë. Në të gjitha listat e partive politike, nga e majta në të djathtë, numri 69 është kërkuar nga strukturat partiake si vendi “ideal” për gratë kandidate. Kjo zgjedhje ka shkaktuar një reagim të ashpër nga përfaqsueset e feministeve, të cilat e kanë cilësuar si një akt diskriminues dhe banalizues për rolin e gruas në politikë.
“Turp për demokracinë tonë Turp për këto parti politike që ende e trajtojnë gruan si objekt dhe jo si individ që duhet vlerësuar për aftësitë e saj”, deklaroi njëra nga aktivistet kryesore të feministeve nga Lupqi i Podujeves, duke kërkuar që partitë ta zhvendosin gratë kandidate në numra të tjerë, të paktën për të shmangur simbolikën që ky numër mbart në kulturën popullore.
Nga ana e tyre, partitë politike kanë tentuar të justifikohen. Një zëdhënës i një partie kryesore djathtiste tha: “Çdo parti ka strategjinë e saj për përfaqësimin gjinor. Ky vendim është marrë pa asnjë prapavijë ironike ose tendencioze. Tek e fundit politikani e zgjedh gjithmonë pozicionin 69 për listën, kjo për faktin se mendojmë që në atë numër, bashkëpunimi është gjithmonë i garantuar” .
Por opinioni publik duket i ndarë mes atyre që e shohin këtë si një gafë politike dhe atyre që janë të bindur se kemi të bëjmë me një humor të zi institucional.
Ironikisht, disa analistë të jetës publike kanë propozuar që ky numër të shpallet “simbol kombëtar i (pa)barazisë gjinore”, duke përmendur se kjo është një përfaqësim perfekt i asaj që ndodh kur politikat gjinore mbesin vetëm fjalë boshe në programe elektorale.
Ajo që mbetet për të parë është nëse partitë do të reflektojnë dhe do të ndryshojnë këtë vendim, apo nëse 9 shkurti do të sjellë një parlament ku numri 69 do të mbahet mend si “këndi i grave”. /Pordhtali
Leave a Reply