Nëse menduat se zgjedhjet parlamentare në Kosovë ishin thjesht një garë mes partive, e keni gabim. Jo, të dashur, Në vitin 2024, politika kosovare ka kaluar çdo kufi kreativiteti dhe është kthyer në një reality show plot yje të skenës dhe rrugës. Episodi i fundit,kKthimi triumfal i Parashqevi Simakut, yllit të viteve ’80, drejt skenës… pardon, Kuvendit.
Historia filloi kur një video e Parashqevisë, që shihej në rrugët e Amerikës, u bë virale. Shqiptarët e rrjeteve sociale shpërthyen në debate, ku disa e vajtonin “si e ka lënë kombi në atë gjendje”, e të tjerë sugjeronin se “kjo është zgjedhja e saj për të jetuar thjeshtë dhe larg botës moderne”. Por drama arriti kulmin kur Behgjet Pacolli doli si shpëtimtari i saj dhe i ofroi ndihmë.
Por jo, miq të pordhtali.com. Historia nuk përfundon këtu. Një burim shumë i besueshëm (xhaxhai i një gazetari që ka parë një ëndërr) na informon se edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përfshirë në “Operacionin Parashqevi”. Albini ka vendosur ta sjellë Simakun jo vetëm në Kosovë, por edhe në listën zgjedhore të Vetëvendosjes me numrin 23.
Në një deklaratë Albin Kurtit, tha: “Parashqevi Simaku nuk është thjesht këngëtare, është ikonë e artit shqiptar dhe, si çdo ikonë tjetër, është koha të hyjë në Kuvend. Unë e kam dëgjuar këngën ‘E dua vendin tim’, dhe besoj që tashmë ajo është gati të thotë ‘E dua Kuvendin tim’. Numri 23 është një simbol i transformimit: nga nostalgjia në progres politik”.
Në një vendim tw mesnatës, Dimal Basha është caktuar nga qeveria për të negociuar me Richard Grenell në Washington për kthimin e Parashqevisë në Kosovë. Sipas informatave tona, Grenelli ka pranuar të ndërmjetësojë këtë operacion me kusht që Parashqevi të performojë një version të ri të këngës “E dua vendin tim” në një event ekskluziv ku do të marrin pjesë Elon Musk dhe Donald Trump.
Në Facebook, debati vazhdon: disa e mbështesin Parashqevinë si “zërin e popullit”, ndërsa të tjerë pyesin: “A nuk kishim mjaft me këngëtarët e tjerë në politikë” Komentet variojnë nga “Po Behgjetin pse e la jashtë ekipit” deri te “Vetëm në Kosovë mund të bëhet një deputete e mundshme një person që ka kaluar dekada larg vendit”.
Opozita, në stilin e saj ironik dhe konkurrues, nuk ka mbetur pas. Ajo ka paralajmëruar transferimin e këngëtarëve të tjerë legjendarë në listat e tyre zgjedhore. Sipas burimeve të afërta me partinë, pritet që në listën e PDK-së të futet Mahmut Ferati, si ekspert për harmoninë kombëtare, ndërsa LDK po negocion për të kthyer Frederik Ndoci-n si zë diplomatik për diasporën. /Pordhtali.com/
Leave a Reply