
Albin Kurti, i cili zakonisht fliste me rezerva me shoqen D, kësaj here sikur iu skuqën veshët sapo nisi bisedën. Një pikë djersë i rrëshqiti nga balli, ndërsa hidhte sytë nga dera për t’u siguruar se askush nuk po e shikonte. Nga ana tjetër e linjës, shoqja D, ose të paktën kështu mendonte ai, ishte në Partinë në zyrën numër 3 të komisarjatit, raporton Pahaa’parr, transmeton pordhtali.com.
Një thirrje telefonike që duhej të ishte një diskutim i thellë ideologjik mbi revolucionin e pandalshëm dhe luftën kundër oligarkisë, përfundoi si një ekspozim i pastër i naivitetit telefonik të kryeministrit.
Sipas burimeve të brendshme, të zbuluara nga analistët kosovarë, Kurti, i bindur se po fliste me shoqen D, një figurë të rëndësishme të partisë, u hodh menjëherë në diskutim mbi organizimin e masave dhe luftën kundër reaksionit. Mirëpo, në anën tjetër të linjës nuk ishte zyrtarja e devotshme e partisë, por dy aktore të filmave për të rritur, të njohur në botën e pornos me emrat artistikë Karl Masturbg dhe Engels Deepthroat.
Biseda nisi me një fjalim të zjarrtë të Kurtit mbi çrrënjosjen e kapitalizmit, por mashtrueset e drejtuan temën drejt metodave alternative të punës kolektive dhe ‘shkëmbimit të përvojave horizontale’. Kurti, duke mos dashur të tingëllojë konservator, ndonëse biseda kishte marr kahje pak me ndryshe, pro q ei pëlqente, deklaroi i bindur: “Uniteti shoqëror forcohet vetëm kur të gjitha palët angazhohen pa komplekse, me fleksibilitet dhe përkushtim të plotë. Nuk ka revolucion pa kontakt të drejtpërdrejtë e pa koordinim të thellë në çdo nivel. Mos kini frikë të eksperimentoni me format e reja të bashkëveprimit shoqëror, sepse vetëm përmes përzierjes dinamike të trupave aktivë mund të arrijmë emancipimin e plotë”.
Mashtrueset, me zërin e butë dhe joshës identik me të shoqes D, e përgëzuan për mendjehapësinë e tij ideologjike, duke e pyetur nëse besonte te “socializmi pa barriera dhe me qasje të lirë në të gjitha asetet kapitale”. Kurti, tashmë i ngrohur nga diskutimi, u përgjigjej: “Jam për një sistem ku secili kontribuon sipas aftësive dhe merr sipas dëshirës… pa kufizime, pa tabu dhe, mbi të gjitha, me gjithëpërfshirje”.
Njëra nga aktoret, me të njëjtin zë të butë e të njohur, e komplimentoi për qasjen vizionare, ndërsa me një të qeshur të lehtë prpopozoi një “seancë praktike për studimin e doktrinës së marrëdhënieve të lira”. Kurti nisi të ndiente një ngrohtësi të pazakontë, por dyshimet e tij nisën të rriteshin vetëm kur njëra prej tyre e pyeti, me një ton të ngadaltë e depërtues:
“Shoku Albin… a besoni te ndërveprimi i lirë i trupave në një ekonomi të hapur?”.
Tjetra, me zërin e njohur dhe një shtrirje të fjalëve që tingëlloi si ftesë, shtoi:
“Mjeti i prodhimit duhet të jetë në duart e popullit… dhe të përdoret… pa kufizime… burokratike.”
Kurti, ende i ngërthyer nga biseda që po merrte një kthesë të pazakontë, tundi kokën dhe u përgjigj me bindje:
“Jemi për barazinë e plotë… ku secili kontribuon sipas aftësive dhe merr sipas nevojave… pa barriera”.
Vetëm kur njëra prej tyre, me një psherëtimë të lehtë dhe ton të butë, propozoi që “të riorganizonin masat për një skenar me më shumë përfshirje”, Kurti ndjeu një rrëqethje të çuditshme në shpinë. Me vetullat e ngrysura, ai vështroi përreth dhomës bosh dhe vuri re diçka alarmante: askush nuk po e shihte, askush nuk po e vëzhgonte. Ishte vetëm me telefonin në dorë. Pikërisht në atë moment, një dridhje instinktive e bëri të ndalte bisedën dhe të përqendrohej në detajet e zërit në linjë.
Një heshtje e shkurtër pasoi, e ndjekur nga një ofshamë tjetër në anën tjetër të telefonit. Atëherë ai e kuptoi se shoqja D nuk do të përdorte kurrë një ton kaq të butë dhe sigurisht që nuk do të sugjeronte një përfshirje kaq të thellë ideologjike.
Mësohet se me një lëvizje të shpejtë, ai e shkëputi thirrjen dhe ngriti telefonin në ajër … /Pordhtali.com/
Leave a Reply