Rahoveci Press publikon një foto të rrallë të Rugovës me Shevchenkon – reagon ashpër Sami Kurteshi

“Ky ka ardhë fshehtas pas lojës me Crvena zvezdën. Edhe mos më bani budallë, ky në foto është i afërm i Vahebi Kajtazit”.

Sot Rahoveci Press e ka përvëlu internetin me një zbulim, ku në një foto shihet Ibrahim Rugova duke ia shtrëngu dorën një djaloshi të gjatë, që sipas tyre është Andriy Shevchenko. Ai i Milanit.

Sipas Rahovecit, Shevchenko paska ardhë incognito në Kosovë në fillim të viteve 2000, direkt pas një ndeshjeje me Crvena zvezda-n.

Por sapo u publikua fotoja, u lëshua sirena e alarmit. Sami Kurteshi në maximum power me një manifest 7-faqësh, 200 CAPS LOCK-a, 39 shpërtheu ndaj portalit me akuza.
“RRAHOVECA E GRUPEVE KRIMINALE – RGK! MANIPULUES TË ISTORISË ME PAGESË! FALSIFIKUES TË MEMORIES KOLEKTIVE! MJAFT”.

Pastaj, duke e marrë frymën thellë sikur me qenë në duel me G Musliun, vazhdoi:“Ky nuk është Shevchenko. Ky është një i afërm i analistit famëkeq Vahebi Kajtazit. Mos ma shitni për ukrainas dikë që e kam pa tu pi kafe n’Pejë me qershi me Ilenka Stanovicin”.

Në stilin e tij klasik, gjysmë-mitologjik, gjysmë-kosmiko-politik, i mbuluar me shkumë, Kurteshi vazhdoi dramën duke thwnw se “Po tentojnë me fut Shevchenkën në histori sikur me qenë shall i Rugovës. Ai njeri nuk ka qenë në Kosovë. As në Velani. As n’Germ’i. As në Veri. FAKUJU!”.

Deklaratës së Kurteshit i ka reaguar menjëherë edhe Flutura Kusari, duke thënë se VAR-i i historisë duhet …

Lajm në përditësim …

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*