Incident pranë një shkolle- Sami Kurteshi ua shpërthen topin me brisk disa nxënësve

Sami Kurteshi, deputet i njohur për nervozizmin ndaj gjithçkaje, këtë herë është përfshirë në një incident jo fort të zakonshëm, me disa nxënës që po luanin futboll pranë një shkolle nw kryeqytet.

Derisa nxënësit e shkollës po luanin jashtë oborrit, topi, ndonëse pa agjendë politike, dhe pa lidhje me ndonjë shërbim të huaj, e kishte goditur pa dashje deputetin në këmbë. Një situatë që zakonisht mbyllet me “s’ka gajle, xhaxhit”. Por, sipas burimeve anonime që pretendojnë se e kanë parë skenën nga afër, Kurteshi ishte ndal, dhe pasi kishte mat situatën me seriozitet shtetëror dhe, e kishte nxjerr nga xhepi një mjet prerës dhe ua shqyen topin nxënësve.

“Argatë të Serbisë!”, thuhet se u ka thënë fëmijëve të habitur, përpara se të largohej me bindjen se kishte neutralizuar një kërcënim serioz për rendin publik ne veri.

Por incidenti nuk ka përfunduar pa analizë politike. Deputeti, sipas të njëjtave burime, ka shprehur dyshime të forta se njëri nga fëmijët ishte fëmijë i një gazetari, pasi siç citohet të ketë thënë e kishte njohur “në surrat”, që i dukej mjaftueshëm i kuq si gazetari. “Këta njihen në fytyrë. I skuqur si babi i vet ne KK”, thuhet se ka shtuar Kurteshi.

Pas reagimeve, në skenë ka hyrë edhe Policia, e cila, sipas një versioni zyrtar që po qarkullon, nga Xhelal Svecla, ka shqyrtuar kamerat e sigurisë dhe ka konstatuar se nuk bëhej fjalë për brisk klasik, por për prerëse thonjsh. “Objekti nuk klasifikohet si brisk, por si briskalic”, ka deklaruar Xhelal S ne facebook, duke sqaruar se “incidenti mbetet në nivel loje fëmijësh dhe nervash të rriturish”. /Pordhtali.com/

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*