PDK sqaron rastin në Skenderaj: Nuk pati sulm, Hysni Mehani ra aksidentalisht nga kati i parë- Samiu tentoi ta kapte

Pas reagimeve të shumta lidhur me incidentin në Skenderaj, burime brenda PDK-sw, kanë dhënë një version krejt tjetër të ngjarjes, duke insistuar se nuk bëhet fjalë për sulm fizik, por për një keqkuptim gjatë një rënieje të papritur nga lartësia.

Sipas këtij interpretimi të ri, zyrtari i Vetëvendosjes, Hysni Mehani, dyshohet se ka humbur ekuilibrin pranë një objekti dhe më pas ka përfunduar në drejtim të Sami Lushtakut, i cili siç pretendohet ka tentuar ta shpëtojë në momentet e fundit.

“Nuk ka pasur kurrfarë goditjeje. Samiu thjesht e pa duke ardhur në ajër dhe reagoi instinktivisht. Ka hapur duart për ta kapur, por për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë, i ka rrëshqitur”, tha një burim brenda PDK.

Sipas të njëjtave burime, disa nga lëndimet dyshohet se nuk janë shkaktuar drejtpërdrejt nga rënia, por gjatë trajektores ajrore, ku mësohet se Hysni Mehani është përplasur  në ajer me një nga shqiponjat e Bekim Haxhiut- Kamishit. Ky i fundit,  posedon një ‘kope shqiponjash’ që shpesh dalin për kullotje deri në zonën e Skenderajt.

“Kjo mund ta shpjegojë edhe skuqjen në fytyrë dhe disa nga shenjat anësore. Kur përplasesh me shqiponjë në fluturim, normalisht nuk del pa pasoja”.

Një qytetar që pretendon se e ka parë ngjarjen nga larg tha se fillimisht kishte menduar se po xhirohej ndonjë reklamë.

“Pashë njerëz duke vrapuar dhe Samiun me duar hapur. Për një moment mendova se po priste top krosi. Më vonë kuptova që ishte operacion shpëtimi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në rrjete sociale kanë nisur analizat “profesionale” për trajektoren e rënies.

“Nëse vërtetohet që Samiu është përpjekur ta presë me duar, atëherë kemi të bëjmë me akt humanitar dhe jo incident politik”, shkruante një analist. /Pordhtali.com/

 

Lexo edhe:

Aksident trafiku në Llapushnik: Tomë Gashi përplasë për vdekje shqiponjën e Kamishit

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*