Avokati i njohur, Tomë Viktor Gashi ka shpëtuar mrekullisht nga një përplasje që pati me helikopterin e tij në mëngjesin e së dielës në Grykën e Llapushnikut.
Derisa po shkon në meshën e së dielës në Kishën e Llapushnikut, avokati u përplas fuqishëm me një shqiponjë kur po bëhej gati të ulej në tokë, shkruan pordhtali.com.
Mësohet se shqipja ka ngordhur menjëherë, teksa Gashi ka lënduar lehtë vetëm midisin.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e parë dhe forenzika. Pasi po hetoheshin shkaktarët e aksidentit, ekipet e forenzikës kanë gjetur të lidhur një letër telefoni në këmbën e shqiponjës.
Në letër ishte i shkruar vetëm një numër telefoni. Gashi ka kontaktua menjëherë atë numër. Në telefon është paraqitur Kamishi – një ish deputet i Kosovës (emër i njohur për redaksinë).
“Kamish më duhet të them se kam pasur një aksident më njërën nga shqiponjat e tua, nuk e di a ka mbijetuar”, i tha trup avokati.
“Nuk ka problem, se kam tjera. Ajo ishte ndarë nga tufa që një javë. Edhe ashtu, ajo ka qenë një qurë që e pata ble në Magure, por që pastaj e kam konvertuar në Shqiponjë”, mësohet t’i ketë thënë Kamishi, Tomës.
Kamishi njihet si kultivues i shqiponjave dhe hutave. Mendohet që ai e posedon edhe shqiponjën e katragjyshit, dhe një lloj të shqiponjës së Pirros.
Sikur mos të kishte ndodhur asgjë, Kamishi menjëherë ka publikuar një fotografi në rrjetin social HI 5, ku shihet duke bërë një shqiponjë artificiale.
Fotografi ka postuar në rrjetin social edhe avokati Gashi, por ajo që bijë në si ishte se avokati kishte zhvendosur shqiponjën disa metra në mënyrë që të dukej se ajo ishte përplasur për helikopteri./Pordhtali.com/