Qeveria Kurti publikon manualin “Bagëti dhe jo njëqind, por 400 mijë”

“Nga 9 shkurt e tutje, “ekonomia nën hije” do të futet në diell” Kështu e hap manualin e tij të ri qeveria në ardhje Kurti 3, titulluar me mjeshtëri poetike: “Bagëti dhe jo njëqind, por 400 mijë”, shkruar nga një ish-shkrimtar i famshëm (emër i njohur për redaksinë tonë, por i harruar nga të tjerët), raporton Pordhtali.com.

Publikimi erdhi menjëherë pas tërheqjes se draftit për mësimin seksual ne shkoll. Situata u bë edhe më interesante pasi u përfol se ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kishte favorizuar bashkëpartiakët e tij në ndarjen e këtyre fondeve.

Manuali është ndarë në dy pjesë epike:

  • Pjesa e parë: “Jeta dhe mundimet e bariut,” ku përshkruhet me art jetesa me bagëti në kohën e subvencioneve, ku dhentë bëhen të pasura dhe blegtorët të varfër.
  • Pjesa e dytë: “Bujku dhe letra e vendimeve,” një himn për atdheun, tokën dhe njerëzit e tij, por me një shtesë: çka t’i bësh kur subvencionet shkojnë tek “ara e shokëve të partisë”.

Manuali propozon një revolucion ekonomik të bazuar në pronësi kolektive. “Nuk ka më ‘një pronar, një arë’ -tani kemi ‘të gjithë bashkë, një tokë pa fund’.” Prona personale? E mbështesim. Prona private? Jo më, se ajo është “koncept për fukarenjw,” thekson manuali, duke iu referuar me finesë “zullumit të kufijve me taraba”.

Një parullë brilante që do të përcjellë këtë projekt të madh është:
“Tu qepemi kodrave e maleve, t’i bëjmë pjellore si fushat Hajvalisw– ama pa asnjë malverzim.”

Dhe një tjetër, edhe më cpues:
“Me 400 mijë euro nuk mbulohen 100 milionë – këtë as lopa nuk e han”

Në përfundim, manuali e sheh të arsyeshme të propozojë që të ulet numri i studentëve në Fakultetin e Bujqësisë, meqë: “S’ka nevojë për ekspertë kur fushat dhe tokat i rregullon partia”.

Në fund të manualit të tij të famshëm, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka sugjeruar një kapitull të veçantë që ka lënë të gjithë të habitur. Ai propozon që një pjesë e subvencioneve të ndahen jo vetëm për fermerët, por edhe për disa analistë dhe gazetarë, me arsyetimin “se edhe ata janë blegtorë të opinionit publik”. Në këtë frymë, është përmendur mundësia që gazetarët e angazhuar në debate politike të shpërblehen për mbjelljen e një ‘fidan analitik’ për çdo status në rrjete sociale. “Kështu, të paktën një herë, do të mbillet diçka produktive,” citohet të ketë thënë ministri me ironi.

Nga ana tjetër, Ministri Peci deri më tani nuk ka dhënë një sqarim të qartë për akuzat, por burime të afërta thonë se një tjetër manual është në përgatitje: Si të kultivosh miqësi dhe të korrësh subvencione”. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*