Site icon Pordhtali

Bomba e radhës, Kamishi sjell në Kosovë vaksinën që do t’i inkurajojë dyshuesit anti-vaksinë për të marrë vaksinë

Pasi ia siguroi kontaktet Ministrisë së Shëndetësisë, për sigurimin e 5 milionë dozave të vaksinave anti-COVID, Kamishi ka dhënë një lajm të gëzueshëm.

Ai ka premtuar se do të sjellë në Kosovë një vaksinë me të cilën do të trajtohen të gjithë Labat.

Fillimisht, një kompani e madhe farmaceutike shqiptaro-armene e cila gjinden në Kuçkarevë të Kumanovës ka njoftuar se ka zhvilluar një vaksinë të re posaçërisht për të trajtuar ata njerëz që janë të dyshimtë për të marrë vaksina bëjnë të ditur pordhimet e pordhtali.com.

Vaksina e re, me emrin Salmonela, është zhvilluar në kohë të shpejtë, për të përmbushur kërkesat e një numri të qeverive në të gjithë botën, të cilët kanë parë miliona qytetarë të tyre të refuzojnë të marrin vaksinë COVID-19.

Shqetësimet për qëllimet e mbrapshta të qeverive të ndryshme, si dhe shqetësimet e mëdha rreth asaj se si vaksinat ‘shpëtuese’ mund të zhvillohen në një hapësirë ​​kaq të shkurtër kohore sa kanë qenë shumë prej tyre, ka ngjallur frikë tek shumë njerëz se ka prapësi të rënda dhe që lejimi i tyre për t’u vaksinuar do të ishte një gabim katastrofik.

Në dhjetor të vitit të kaluar, u raportua se njerëzit në Londër tashmë pohonin se vaksina Biontech përmbante ‘një çip’ , megjithëse ‘provat’ për këtë ishin mbledhur vetëm nga platformat online të mediave sociale si Facebook.

Vaksina e re, e zhvilluar në Kuçkarevë, e cila – nëse është e nevojshme – do të administrohet me forcë, përmban kimikate të padëmshme që qetësojnë shqetësimet e paarsyeshme të pacientëve dhe i inkurajojnë ata të bëhen më të aftë për të bërë gjithçka që qeveria u thotë të bëjnë .

Tashmë Kamishi ka premtuar që do të sjellë në Kosovë 5 milionë doza, të cilat fillimisht do t’i marrin mjekët veterinar. Në mënyrë kofidenciale të gjitha të dhënat nga ai janë bartur për tek Parim Olluri për verifikim të mëtejmë. /Podhtali.com/

Exit mobile version