Bulliqi: Edhe kaq i ka mbetur jetë Agim Veliut

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka publikuar sot një fotografi shumë piktoreske me kuptim mistik.

Analistët e portaleve simotër, kuptimin e fotografisë po e lidhin me figurën e Agim Veliut.

Mediet simotra kanë zbërthyer kuptimin e fotografisë, ku Bulliqi shfaqet në një Autostradë të Podujevës duke e matur asfaltin me gishtërinjtë.

“Edhe kaq jetë i ka mbetur Agim Veliut në LDK. Këtë ka dashur të tregojë kryetari aktual i Podujevës”,  ka shkruar media simotër, raporton pordhtali.com.

Me këtë shpjegim nuk është pajtuar analisti i njohur kosovar (emër i njohur për redaksinë).

“Mendoj që piktura duhet të interpretohet me metoda të ekspresionizmit dhe jo të abstraksionizmit. Mendoj që Bulliqi ka dashur t’i thotë Agimit se e ke kaq të vogël, prandaj mos u mat me mua”, ka shkruar ai në Facebook.

Nga ana tjetër, Fast Bull Fuck nuk ka shkruar asgjë në përshkrimin e fotografisë. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*