
Një ngjarje të paprecedentë që ka tronditur themelet e institucionit më të lartë shtetëror, Nuk po flasim për Kushtetutën, por për një incident “personalisht menstrual” që ka ndodhur javën e kaluar në Presidencën e Kosovës. Omsani e ka goditur Prindonin shuplakë.
Burime të afërta me çiftit presidencial Sadriu-Osmani raportojnë për një shpërthim emocional, që nisi me një kërkesë të zakonshme biologjike.
Presidentja, e lodhur nga presioni i opozitës, ndërkombëtarëve dhe cikleve hormonale më të shpeshtuara se normalja, i kishte besuar bashkëshortit një detyrë delikate, blerjen e pecetave të preferuara me dy pika, të mesme, të qeta, të buta dhe mbi të gjitha të padukshme në publik.
“M’i ble ato që i marr gjithmonë. Për rrjedhje diplomatike, jo për përmbytje populiste. Me dy pika se janë edhe masa ime”, mësohet t’i ketë thënë ajo, ndërsa vështrimi i saj presidencial shikonte drejt Brukselit.
Por, ndërsa Prindoni u nis me misionin e ndershëm higjieno-republikan, gabimi fatal ndodhi, në vend të pecetave me dy pika, ai bleu ato me katër pika. Për ata që nuk janë të edukuar menstrualisht, katër pika është niveli shumë i lartë i alarmit, pasi përdoren zakonisht pas lindjes, pas operacioneve ose kur shteti bie në krizë.
Presidentja, e kthyer nga një takim i tensionuar me ambasadorë, hapi qeset dhe, me një ton mes erotizmit të zhgënjyer dhe shtetërores së përmbajtur, tha: “Prindon, a je bre ti normal, pash ni allah. Këto janë dyshekë, jo peceta. Me këto mblidhet uji në Katovicë, jo rrjedhje intime. Idiot-tt”.
Burimet tona brenda suitës presidenciale raportojnë për një shuplakë të madhe.
Mësohet se Prindoni, i cili e kishte humbur fokusin teksa hartonte një reagim për një portal që kishte lënë jashtë presidencën nga lista e grave më me ndikim, e ka pranuar gabimin, duke deklaruar se “Nuk ka udhërrëfyes për burrat e emancipuar në raftet e marketit. Ato rafte janë më të ngatërruar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Unë thjesht pashë katër pika dhe mendova, kjo është për emergjencë shtetërore. Nuk e dija që emergjenca kishte nivel”.
Zëdhënësi i Presidencës ka dalë me një deklaratë zyrtare.
“Presidentja nuk ka ushtruar dhunë. Vetëm ka kërkuar standard në çështjet intime me ndikim institucional”.
Nga ana tjetër, opozita ka kërkuar një hetim parlamentar për shfrytëzimin e burimeve burrnore për çështje të ciklit presidencial, ndërsa AAK ka paralajmëruar protestë me pankarta si “Jo 4 pika në Presidencë”. /Pordhtali.com/
Leave a Reply