Site icon Pordhtali

Dimal Basha shokon publikun: Jam lezbike

Në një deklaratë që askush nuk e priste, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, zeshkani Dimal Basha, ka ndarë me publikun një lajm “tronditës”. Ai ka shpallur veten lezbike.

“Po rrija dhe po e shikoja Haxhi Avdylin, për një moment, mendova se jam gej. Por, jo. Pas një introspeksioni të thellë dhe pas leximit të disa librave feministë, kam kuptuar se unë gjithmonë kam qenë lezbike në shpirt”, ka thënë Basha në një konferencë shtypi që nisi seriozisht, por përfundoi me duartrokitje nga gazetarët.

Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë me orientimin seksual, por me një ndjesi të brendshme për t’u solidarizuar me komunitetin LGBTQ+, në mënyrën më “origjinale” të mundshme. “Nuk mund të jem vetëm mbështetës. Duhej të bëja më shumë, ndaj vendosa të identifikohem si lezbike. E bëra për aktivizëm dhe për të sfiduar status quo-në”,  tha ai me seriozitetin që vetëm një deputet i VV-së mund të shfaqë.

Deklarata e tij ka ndezur reagime të menjëhershme. Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë quajtur “hap të guximshëm”, ndërsa disa kolegë të tij nga opozita e kanë përshkruar si “marketing të pastër politik”.

“Po, është një hap i guximshëm”, deklaroi një analist i njohur në debatet televizive të mbrëmjes, “por ne duhet të pyesim: Pse tani? A ka ndonjë tender njw burimor për të fituar simpati ndërkombëtare? Apo është thjesht një përpjekje për t’ia kaluar protagonizmin Big Brother-it?”.

Në ndërkohë, rrjetet sociale po zien nga reagimet e qytetarëve. Dikush komentoi: “Bravo, Dimal. Ti gjithmonë ke ditur si të bësh lajmin e ditës. Lezbike? Pse jo? Tani presim të deklarosh që je edhe vegan”

Kush e di çfarë surprizash të tjera do të sjellë Dimal korpulenti në ditët në vijim. Një gjë është e sigurt se tash e tutje, çdo votë pro në Kuvend do të përkthehet si “solidaritet me motrat lezbike”. /Pordhtali.com/

Exit mobile version