Site icon Pordhtali

Djali i Xhafer Tahirit thotë fjalën e parë, “çmendet” dega e LDK-së në Vushtrri

Ka mbushur një javë jetë dhe ai tashmë besohet se ka shqiptuar fjalën e parë, një lajm i gëzueshëm për familjen.

“Ema e tij i dha lajmin e gëzueshëm para bashkëshortit”, tha një burim i afërt.

“Dy herë sot tha babi babi”, mësohet t’i ketë thënë e emocionuar e shoqja e tw shoqit.

Për një çast, bashkëshorti (Xhafa) u ndal dhe heshti. Por pas një momenti, i tha shoqes: “A e dëgjove mirë, mos tha BABA, e jo babi”, tha Xhafa dhe mendja i shkoi tek Ai.

“Jo jo, babi tha”, e qetësoi shoqja.

Sido që të jetë, pordhtali ka mësuar se sot pritet të mblidhet dega e LDK-së në Vushtrri për ta pyetur vogelushin se si ka thënë. Për të komunikuar me të është kontaktuar nga Qendra, Skender Hyseni.

Gjatë kësaj jave, pordhtalet simotra do të mbajnë të informuar lidhur me këtë ngjarje. /Pordhtali.com/

Lexo edhe:

Xhafer Tahirit i lind djalë pas tri vajzave, vendimi ishte marrë në degën e tretë të LDK-së në Vushtrri

Exit mobile version