Site icon Pordhtali

Doda kalon në politikë: Nga Ipeshkvi i Kishës në kandidat për ‘Listën Familja’

Nëse mendoni se politika në Kosovë nuk mund të bëhet më interesante, prisni derisa të dëgjoni lajmin e fundit, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka vendosur t’i hyjë garës politike dhe ta çojë luftën e tij për “vlerat tradicionale” në një nivel të ri, atë parlamentar. Ai ka aderuar në partinë me prirje fetare, “Lista Familja”, te Eman Rrahmanit, dhe garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe si për koincidencë hyjnore, numri i tij në listë është pikërisht 11.

 11! Numri që disa e shohin si simbol të dy dyerve të hapura drejt parajsës politike, e të tjerët si numër që paralajmëron ndonjë bllokadë të gjatë në Kuvend. Duket se Dode Gjergji ka zgjedhur këtë numër për të përfaqësuar “misionin e tij hyjnor” për të kthyer Kosovën në një shtet të shenjtë ku të gjithë do të ndjekin udhëzimet e tij përfshirë edhe rregullat mbi atë çfarë guxon të ndodhë në trupin tënd apo çfarë flamuri guxon të valëvitet në ndonjë paradë.

Dode Gjergji, i njohur për qasjen e tij të ashpër kundër komuniteteve LGBTI dhe mbrojtjen fanatike të “moralit riprodhues”, tani po pretendon një vend në Kuvend për të ndarë më shumë nga urtësia e tij. Nga altari në podiumin parlamentar, ai premton të mbrojë “familjen tradicionale” dhe të luftojë çdo gjë që nuk përshtatet me doktrinat e tij, qoftë ajo e drejta për të zgjedhur apo një kafe late në një mëngjes të rastësishëm.

Por, sic e dimë, fushata kërkon edhe pak spektakël. Në takimin e parë elektoral, Dode Gjergji u paraqit me një gotë ujë “të bekuar” dhe premtoi: “Nëse më votoni, ky ujë do të rrjedhë edhe në Prishtinë gjatë verës”.

Ndërkohë, Lista Familja vazhdon të propagandojë idetë e saj të njohura ekstremiste, duke luftuar kundër çdo gjëje që frymon përtej “vlerave të shenjta. Një predikues në politikë? Pse jo, buco. Në fund të fundit, ne kemi parë edhe më të çuditshme.

Sipas disa burimeve të brendshme, Eman Rrahmani, kryetari i Listës Familja, ka vendosur ta marrë Ipeshkvin Dodë Gjergji në parti pas një momenti “hyjnor inspirues”. Thuhet se gjatë një darke të rastësishme, Rrahmani e kishte dëgjuar Dodën duke thënë: “Lumturia e vërtetë është kur të gjithë besimtarët janë ende në Kishë, dhe asnjë nuk ka kaluar në partinë tjetër politike” Pas kësaj, Rrahmani qenka ndalur dhe paskëtaj ka thënë: “Ky njeri e ka shpirtin e partisë sonë. Nëse i ruan delet në Kishë, do t’i ruajë votat edhe në listë” Dhe kështu, me këtë “thënie hyjnore”, Dodë Gjergji u bë kandidat i Listës Familja, duke garuar me numrin 11.

Burime të brendshme dhe shumë “të besueshme” na kanë thënë se Dodë Gjergji, është më shumë se thjesht një figurë fetare dhe politike. Thuhet se ai ka krijuar një lidhje të ngushtë, dhe ndoshta të fshehtë dashurie, me sponsorizuesin e partisë “Lista Familja”, Behgjet Pacolli. Për momentin, asnjëri nuk e ka mohuar publikisht këtë “aleancë hyjnore” që, sipas burimeve tona, ka nisur në prapaskenat e ndonjë eventi bamirësie ku Behgjeti, i njohur për bujarinë e tij, ka “shpëtuar” Doden nga një faturë e majme vere italiane.

Pse kjo lidhje është kaq e rëndësishme? A është kjo një marrëveshje politike, financiare, apo diçka më shumë. Një gjë është e sigurt, Nnë politikën kosovare, edhe dashuritë bëhen… “për hir të familjes”. /Pordhtali.com/

Lexo edhe:

Sindroma Bill Geys, divorcohet Behxhet Pacolli: Jam gej

Exit mobile version