
Drenas, 8 maj 2025 – PORDHTALI.com
Ramiz Lladrovci, 68 vjeç, i njohur si njeriu që i bën like vetes në status për qejf, ka befasu botën pasi ka refuzuar dy herë radhazi ofertën për me u bo Papë, të ardhur përmes një emaili të çuditshëm nga “VatikanJobs.net”.
Në arsyetimin e refuzimit të Lladrovcit, të cilin e ka parë pordhtali, thuhet se “në Drenas jena katolikë origjinalë, po nuk e lo kryetarin për Vatikanin”.
Në ofertë thuhej haptas:
Pozita: Papë me orar të plotë, pasardhës direkt i Shën Pjetrit, preferohet me eksperiencë në menaxhimin e komuniteteve shpirtërore me mbi 500 mijë ndjekës në Facebook ose në jetë reale, qysh të duash.
Paga: Sipas përkushtimit dhe numrit të selfieve të postuara prej altarit. Plus bonus nëse del mirë në Story.
Kushtet: Me ditë pak latinisht, pak Adobe Photoshop për ndonjë broshurë të Zojës, dhe mbi të gjitha: me pasë durim për me lexu komente të besimtarëve prej gjithë botës prej “A je martu?” deri te “Cili o qeni?”
Por Ramizi, i kapur duke i larë peshqit në oborr të komunës, nuk e kishte ndërmend tw lëshojë Drenasin:
“Jo bre, qysh me lanë unë Drenasin për Vatikan? A e din ti sa shpirtna kam shpëtu me një meme të vetme n’Facebook? Le që i shëroj njerzt, po i qes edhe me kajtë prej gazit”.
Ai tutje ka treguar se kjo s’është hera e parë që ia ofrojnë poste të “çuditshme”:
“Ma herët m’kanë thirrë për astronaut, për influencues të turshive artizanale, e njëherë më kanë bo edhe ofertë me qenë sosie e Kim Jong-un për festën e Halloëeen-it në Bruksel. Qe çka m’kanë bo”.
Pas refuzimit të dytë, “VatikanJobs.net” e ka larguar krejt nga sistemi, por Lladrovci s’është hidhë:
“Le që m’kanë largu, po unë kam më shumë reach n’Facebook se krejt kabineti i Vatikanit bashkë. Çka me bo n’Romë kur t’shkruj një status e më shkon 4K komente ‘Zot, sa i fort je’?”
Mësohet se oferta nga Vatikani ka ardhur si përpjekje për të përfshirë komunitetin e krishterë në Llapushnik, zonë në të cilën Papa nuk ka guxuar të shkojë as përmes Google Maps, nga respekti për Lladrovcin. /Pordhtali.com/
Leave a Reply