Lajmi arriti dje në redaksinë tonë se dy burra, të moshës46 dhe 47 vjeç, ishin bashkuar në komunitetin e të njëjtit seks.
Dejan nga Leposovici dhe Xhafa nga Hani Elezit.
Historia e tyre e dashurisë filloi në një punishte në Lubajnë vitin e kaluar, shkruan pordhtali.com.
Njëri përziente betonin dhe tjetri vendoste tullat. Vështrimet e tyre u takuan dhe kaq.
Pas vitesh qëndrimi në anët e kundërta ideologjike, ata tani më në fund po shikojnë njëri-tjetrin poshtë gypit.
Lumturia e tyre nuk kishte fund kur shqiptonin zotimin e martese.
Kumbarët e këtij akti ishin Skënder Hyseni, Miroslav Lajcak dhe Richard Grenell si kumbar nderi.
Dejani : “Jam i lumtur që takova Xhafen tim, më shumë se të takoja një zonjë”
Xhafa “E vetmja gjë që më shqetësoi fare fare pak ishte mjekra”.
Mediet simotra raportojnë se Dejani citohet të ketë thënë: “Si një mëkat i bukur, kur e pashë duke përzier beton, e dija që ai ishte i duhuri për mua”.
Mësohet se Granell, ishte shfaqur shumë i prekur nga e gjithë ngjarja. Thuhet se ai vetëm e kishte shikuar Skënder Hysenin me ëmbëlsi dhe kishte bërë sytë pak sa të ndrojtur.
Shume i kënaqur është shfaqur edhe Lacak. “Moment shumë i bukur pas takimit me autoritet politike në Prishtinë. Ishte një surprizë shumë e bukur që më bëtë, shpresoj që kumbari të na shkojë mbarë”, tha Lajcak.
Derisa dielli ishte zhdukur në horizont, të ftuarit panë të porsamartuarit të përqafuar, kumbarët pushtetarë krah për krahë.
Historia kishte fund të lumtur.
Mbase vitin e ardhshëm do të shohim bashkimin e shtetit të Dejanit e Xhafë.
Kurrë nuk e dini.
Dashuria thyen të gjitha kufijtë./Podhtali.com/