Edhe unë kam të kryera matematikat”, Ramush Haradinaj reagon pas zgjedhjes së Papës së ri

Pas lajmit se Papa i ri i Vatikanit ka të kryer matematikën dhe filozofinë, një reagim ka ardhur edhe nga ish-kryeministri dhe lideri i fjalimeve pa presje, Ramush Haradinaj.

Në një status të publikuar sot, Haradinaj shkruan: “Papa i ri është një njeri me dije. E kom pas taku në një seminar për rrënjët katolike të algoritmit në Lubjan. Kishim disa miq aty, pas diplomimit tim në matematikë. Unë vetë i kam të kryera matematikat, kush s’e beson le t’pyet. E kam edhe një kartelë nga mësuesi i klasës së katërt, që thotë ‘shumë mirë”.

Pordhimet thonë se Ramushi e kishte lexuar gabim fjalinë “ka diplomuar në matematikë”, duke menduar se bëhej fjalë për Matin e Nikaj-Merturit, një mik i kahmotshëm i familjes Haradinaj.

Në pyetjen se në cilën fushë të matematikës ka diplomuar vetë, Haradinaj është përgjigjur: “Në atë që përqindjet e koalicioneve gjithmonë m’i dalin 120%”.

Vëllai i Ramushit, Daut Haradinaj, ka komentuar shkurt për mediat duke thënw se “Nuk e di për Papën, por Ramushi ka qenë gjithmonë i fortë në tabelën e shumëzimit, veç 7×8 i ka pasë problem, se thoshte ‘s’ka rëndësi sa, rëndësi ka me e rrit buxhetin”.

Tashmë dihet se, Haradinajt janë si Pitagora në Kosovë, të gjithë i përmendin për dijen, por askush s’e kupton qysh kanë mbërritë në akademi.

Ndërkohë, burime nga Qendra për Zhvillim Logjik në Malishevë kanë treguar se Ramushi po e përdor matematikën si mbulesë për metafizikë politike. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*