Ekskluzive: Qeveria kontrakton ekspertin e edukatës “seksuale” për klasën e katërt

Në përpjekje për t’i edukuar fëmijët e klasës së katërt mbi “jetën seksuale”, Qeveria Kurti II ka kontraktuar një yll të njohur të filmave për të rritur – një ekspert me përvojë të gjatë në terren, raporton Pordhtali.com.

Kontrata është lidhur me procedurë të përshpejtuar, për një vlerë prej 5 mijë euro në vit, aq sa paguhet edhe lobisti i mirënjohur Gani Jakupi.

Ky profesionist, i cili zotëron njohuri mbi çdo “detaj anatomik,” ka marrë një detyrë mjaft “të ndërlikuar”: të shpjegojë “gjërat” për fëmijët që sapo kanë mësuar tabelën e shumëzimit. Sipas burimeve, ylli i zgjedhur ka premtuar të bëjë edukatën seksuale “më interesante se kurrë më parë,” duke sjellë ilustrime “realiste” dhe histori “të përjetuara nga vetë ai.” “Për këta fëmijë, do të jetë një përvojë e paharrueshme!”,  mësohet te këtë thënë ministrja Arbërie Nagavci e cila ka prezantuar ekspertin, në një tentim për të shuar zërat kritikë të ditëve të fundit.

Për ta bërë sa më bindës rolin e tij, sapo mbërriti në zyrat e qeverisë, ylli i mirënjohur nuk humbi kohë dhe demonstroi njohuritë e tij… dhe duart e tij të “afta”. “Duhet ta marrim seriozisht këtë temë”, deklaroi ai me bindje, duke prezantuar disa shembuj praktikë para ministrave të pranishëm, të cilët mbetën disi të çoroditur nga kjo përvojë tek sa duart e ekspertit kishin mbetur ne xhepat e Dimal Bashes.

Në fund të takimit, të gjithë ndiheshin ‘të edukuar’, pwrvec Dimalit, tw cilin ende nuk e kishin lëshuar xigilimat. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*