Gazeta simotër ia vjedh lajmin vetes

Pandemia ka prekur edhe mediet simotra të pordhtli.com, shkruan pordhtali.com. Redaktorët po punojnë nga shtëpia me orare të gjysmuar.

Gazetari i gazetës simotër përpiloi sot një raport hulumtues, i cili tregonte për kandidaturat e mundshme për kryetar komunë që kanë shpallur deri më tani persona të ndryshëm.

Hulumtuesi i pordhtali.com ka vërejtur se hulumtimi është publikuar në orën 22:00 të mërkurën. Më pas raporti u publikua edhe në disa media tjera.

Në ndërkohë, gazetari i cili kishte shkruar raportin hulumtues kishte dal në pauzë. Siç bëjnë të ditur burime të redaksisë, pasi ai ishte kthyer në zyre kishte hapur mediet për të marr ndonjë lajmë.

Duke kontrolluar nëpër portale, ai u ndal të një lajm që sipas orës, ishte publikuar një minutë para se ta hapte. Pasi fotografia dhe  titulli i dukeshim tw pa publikuar në medien e tij gjatë ditës së sotme, me një copy-paste e futi përsëri në portalin e vete. Mësohet që teksti që mori tek mediumi tjetër ishte ai që e kishte publikuar pak më herët, por nuk kishte arritur ta vërente nga titulli./Pordhtali.com/

PS: Kjo është storja e vetme me ngjarje të vërtetë, por që natyrisht ka lezet të publikohet vetëm në një pordhtal si i yni.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*