Një herë e një kohë, Gjoni Karrica ishte një nga yjet më provokues të estradës shqiptare, i famshëm për hitin e tij “Seks Toy”. Por, sot, me një mikrofon dore dhe një buzëqeshje të stisur, Gjoni po performon në një kënd të Banhoff-it të Prishtinës- jo për një album të ri, por për të mbledhur para për një sallam pili, raporton gazeeta simoter, transmeton pordhtali.com.
Në një shpërthim emocional, Karrica i ka drejtuar gishtin mediave dhe opinionit publik për mungesën e vëmendjes ndaj tij dhe yjeve të tjera të estradës, ndërsa i tërë rrjeti është përfshirë nga një video e Parashqevi Simakut.
“Po, e pashë edhe unë videon e saj. Me gjithë respektin për të, këngëtarët si unë që kemi mbajtur skenën gjallë për dekada, jemi lënë në harresë. Ajo s’ka kënduar që nga koha e kasetave me laps, ndërsa unë, që kisha sukses me hite si Seks Toy, këndoj tani për një sallam pili dhe ndonjë pikantë Argeta”, ka shpërthyer Gjoni pwr njw medium tw njohur kosovarw.
Refreni i tij i famshëm “Seks Toy” duket se ka marrë një kthesë ironike në këtë realitet të ri, ku performanca e tij në Banhoff është shoqëruar nga një variant i ri “Seks Toy? Jo, tash më thonë Sallam Pili”.
Duke ngritur zërin për atë që e quan “harresë kolektive”, Gjoni shton me ironi: “Mediat merren me këngëtarë që kërkojnë lemoshë pas 30 vitesh mungesë, ndërsa unë, ylli i estradës, po këndoj në një stacion për të paguar KEDS-IN, a biletën Prishtinë- Gjakovw. Ndoshta do duhej të kërkoja edhe unë ndonjë ‘leje malli’ në Prishtinë që të tërhiqja pak vëmendje”.
Ndërsa Parashqevi Simaku mallëngjen publikun me një rikthim të papritur, Karrica, i përkulur mbi mikrofonin e tij, mbetet zëri i estradës që mezi dëgjohet, por që nuk ndalon së kënduari. “Nëse s’ka sallam pili, mjafton edhe një publik që di të vlerësojë historinë tonë”, përfundon ai, me një buzëqeshje cinike dhe një shikim që kërkon drejtësi për yjet e harruar të estradës. /Pordhtali.com/
Leave a Reply