Policia e Kosovës mori sot në pyetje gazetarin e gazetës “Insajderi.org”, Parim Olluri.
Me këtë rast reagime të shumta kanë ardhur nga shoqëria civile e ficbukut, shkruan pordhtali.com.
Pordhtali ka arritur të shohë kamerat që filmuan gjithçka nga dhoma që Olluri po merrej në pyetje.
Sipas pamjeve të siguruara, shihet që gazetari është intervistuar nga një hetuese femër me flokë të kuqe që në një imazh optik dukeshin të zeza.
Gjithnjë sipas pamjeve të siguruara, hetuesja gjatë gjithë kohës e ngacmonte Olluri, herë duke ia lëvizur vetullat e herë duke e futur kimikun në gojë. Madje në një moment, ajo e ndërron qëndrimin e këmbës dhe këmbën e majtë e vendos mbi të djathtën, ngjashëm sikur të filmi “Basic instinkt”, ku aktores i dukët Ay.
Në atë moment, Olluri buzëqeshe lehtazi, dhe me dorën e majtë rregullon frizuren të cilën e kishte krehur të dielën e kaluar.
“Më duhet të di, a e keni pasur ketë buzëqeshje të bukur kur e keni shkruar artikullin, dhe cilën dorë e keni më të shkathët, të djathtën apo të majtën, sepse dorën e djathtë e keni pak të dyshimtë, duket që e keni më të munduar”, dëgjohet më vështirësi zëri i policës dhe pamjet dukën të turbulluar që shfaqin Ollurin më një pamje të ngjitshme të Leonrado Dicaprio. /Pordhtali.com/
Leave a Reply