Hoti i drejtohet me letër të hapur Bidenit: Ku të dal me gruan për Shën Valentin?

Kryeministri në detyrë dhe pa detyra e ka pyetur presidentin e ri të SHBA-ve se ku ta festojë Ditën e të Dashuruarve me gruan e tij.

“Z.Biden, Kosova dhe unë personalisht, por edhe gruaja ime e shohim koordinimin me Shtëpinë e Bardhë dhe administratën tuaj si jetik për zhvillimin e Kosovës por edhe shijimin e ëmbëlsirave në ditën e Shën Valentinit, andaj, ne kemi menduar që këtë festë ta kalojmë në Malet e Sharrit, por moti i ligë na e mohoi një gjë të tillë. Prandaj, desha të marr opinionin tuaj lidhur me Ujëvarën e Mirushës si lokacion i mundshëm”, thuhet në një pjesë të letrën së Hotit drejtuar Biden-it, raporton “Gazeta Ekshpresh”, portal simotër i “Pordhtali.com”.

Presidenti Biden ka kohë edhe pak orë për t’iu përgjigjur pyetjes enigmatike dhe të nxehtë të kryeministrit në detyrë Hoti.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që Hoti e ka bërë publike që e feston festen e Shën Valentinit. Herën e kaluar kishte publikuar disa fotografi në hotel “Princesha” në Ferizaj.

Pordhtali do të publikojë të plotë përgjigjen e Biden për kryeministrin e Kosovës, letër kjo e cila pritët që së pari të transmetohet nga portali simotër Gazeta Ekshpres, pasi ky medium e ka ekskluzivitetin që të transmetojë ngjarjet Shtëpia e Bardhë. /Pordhtali.com/

Letra e plotë e Hotit:

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*