Kurti premton shpërndaje më të mirë të vaksinës në pandeminë tjetër, pajtohen rugovistët

Në një deklaratë të sotme, Kryeministri Kurti njoftoi se është i ngazëllyer që do tu ofrojë qytetarëve një shpërndarje të organizuar dhe efikase të vaksinës në pandeminë tjetër, shkruan pordhtali.com nga selia e kryeministrisë.

“Ndonjëherë ju duhet ta shikoni veten në pasqyrë dhe të pranoni se nuk e keni sjellë vaksinën tuaj sipas planit A”, tha Kurti, duke prekur mjekrën e tij me thua si asnjëherë tjetër. “Por pastaj ju shkoni të flini, zgjoheni pandeminë tjetër dhe përpiquni të bëni më të mirën”, shtoi Kurti duke bërë gjeste të çuditshme me dore, i cili dukej thuajse po e ndihmonte ndonjë pinguin të lindë.

“Ata po na thonë se koha më e mirë për të sjellë vaksinat është gjatë pandemisë aktuale. Por, koha e dytë më e mirë është pashmangshëm gjatë pandemisë tjetër”, shtoi kryeministri, duke kruar supin e krahit si asnjëherë tjetër.

LDK, thuhet se nga filozofia rugoviane, ka përqafuar filozofinë e optimizmit dhe shanseve të dyta të Kurtit, duke ndryshuar moton e tyre zyrtare që i përshtatët premtimit të kryeministrit: “Mbesim në lidhje, por duhemi herën tjetër”.

Madje, qeveria ka njoftuar një investim prej miliona eurosh në qendrat e prodhimit të vaksinave në Sibovc të Podujevës për pandeminë e ardhshme. Ata thonë se këto nuk mund të përdoren për shpërndarjen aktuale të vaksinave sepse “nëse i përdorim tani, atëherë ato janë në përdorim dhe nuk do të jenë gati për t’u përdorur nëse papritmas kemi nevojë për to”.

Zyrtarët shëndetësorë kanë filluar të spekulojnë se cila do të jetë pandemia e radhës, me sugjerime që variojnë nga super fruthi te “diçka si ajo zhuga e Drenicës në kohën e Jugosllavisë”. Për këtë fjalën përfundimtare pritët ta jap, eksperti kozmologjisë, Ilir Tolaj. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*