Kurti propozon Edona Llalloshin për kryekuvendare, PDK e refuzon: Simpatinë ia kushtoi djalit të Rrahman Morinës

Kuvendi i Kosovës po përjeton një seri zhvillimesh që po i habitë të gjithë analistët nëpër zyra, përfshirë Tikun e këta tjerët. Pas dështimeve njëra pas tjetrës të kandidatëve të LVV-së për kryetar të Parlamentit, nga Albulena Haxhiu te Donika Gërvalla e së fundi Hekuran Murati  duket se reforma në votime po shndërrohet në një spektakël politik, mendon Pordhtali.com.

E, në këtë kontekst, një propozim i papritur i kryeministrit Kurti për Edona Llalloshin, këngëtaren legjendare të skenës kosovare, duket si një tentativë serioze.

“Besoj se opozita nuk do të ketë më arsye për refuzim. Jam i bindur se Bek Berisha e di përmendësh Simpatinë, apo Abelard Tahiri – borgjin e dashurisë, ndërsa Besian Mustafa ka bërë maturën me kasetat e Edonës në Golf 2. Kjo është kandidatura që bashkon zemrat”.

E, për habinë e shumëkujt, Edona Llalloshi tha “po”. Me elegancën e saj, e pranoi idenë duke theksuar se “nëse Kuvendi ka nevojë për zë, unë kam përvojë që prej 1995-s”.

E, mirëpo opozita nuk u bind. Nga PDK-ja dolën pretendime se “Simpatia” ishte e rrezikshme për pluralizmin politik.

“Krejt e dim qe kënga simaptia i eshte kushtuar djalit te Rrahman Morines”, ka deklaruar Abelard Tahiri.

E, ndërsa disa deputetë të AAK-së deklaruan se teksti i “Borgjit të dashurisë” i kujtonte obligimet e papaguara te ambalazhuesve te ujit, ndaj qeverisë.

E, deputeti i pushtetit, Dimal Basha tha se “Nëse nuk e pranUojmë Edonën, atëherë e kemi prUblem me artin, jo me politikën”

E, një deputet anonim i PDK-së tha se “Nëse e votojmë Edonën, nesër na sjellin edhe Sinanin për president. Ku ka me na çu kjo rrugë?”

E Prive, ka mësuar se edhe pse këngëtarja tha “po”, deputetët i thanë “jo”. Kuvendi mbeti pa kryeparlamentare, por me refrene në kokë. /Pordhtali.com/

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*