Kuvendi i Kosovës po përjeton një seri zhvillimesh që po i habitë të gjithë analistët nëpër zyra, përfshirë Tikun e këta tjerët. Pas dështimeve njëra pas tjetrës të kandidatëve të LVV-së për kryetar të Parlamentit, nga Albulena Haxhiu te Donika Gërvalla e së fundi Hekuran Murati duket se reforma në votime po shndërrohet në një spektakël politik, mendon Pordhtali.com.
E, në këtë kontekst, një propozim i papritur i kryeministrit Kurti për Edona Llalloshin, këngëtaren legjendare të skenës kosovare, duket si një tentativë serioze.
“Besoj se opozita nuk do të ketë më arsye për refuzim. Jam i bindur se Bek Berisha e di përmendësh Simpatinë, apo Abelard Tahiri – borgjin e dashurisë, ndërsa Besian Mustafa ka bërë maturën me kasetat e Edonës në Golf 2. Kjo është kandidatura që bashkon zemrat”.
E, për habinë e shumëkujt, Edona Llalloshi tha “po”. Me elegancën e saj, e pranoi idenë duke theksuar se “nëse Kuvendi ka nevojë për zë, unë kam përvojë që prej 1995-s”.
E, mirëpo opozita nuk u bind. Nga PDK-ja dolën pretendime se “Simpatia” ishte e rrezikshme për pluralizmin politik.
“Krejt e dim qe kënga simaptia i eshte kushtuar djalit te Rrahman Morines”, ka deklaruar Abelard Tahiri.
E, ndërsa disa deputetë të AAK-së deklaruan se teksti i “Borgjit të dashurisë” i kujtonte obligimet e papaguara te ambalazhuesve te ujit, ndaj qeverisë.
E, deputeti i pushtetit, Dimal Basha tha se “Nëse nuk e pranUojmë Edonën, atëherë e kemi prUblem me artin, jo me politikën”
E, një deputet anonim i PDK-së tha se “Nëse e votojmë Edonën, nesër na sjellin edhe Sinanin për president. Ku ka me na çu kjo rrugë?”
E Prive, ka mësuar se edhe pse këngëtarja tha “po”, deputetët i thanë “jo”. Kuvendi mbeti pa kryeparlamentare, por me refrene në kokë. /Pordhtali.com/