Labi urgjentisht në pediatri, pretendon se i doli lugati në kuzhinë

Labinot Tahiri në natën e së mërkurës është zgjuar pa zakonshëm, shkruan pordhtali.com.

Atij i doli gjumi, pasi e kishte zënë frizurën keq. Pa që i ishte fryrë barku dhe i ishte prrekur lukthi. Vendosi që njëherë të shkojë në banjo që të shfryhet, pastaj shkoi tek frigoriferi.

“Edhe ti qenke zgjuar, grua”, pëshpëriti Labi një fjali, para se të fuste dorën në kovën e specave. Duke parë që nuk po ia kthente askush, shikoi edhe njëherë dhe më pas pa pritur, lëshoi një ulërimë. “Kukuuu maaaam, Lugatiiiii”.

Menjëherë iku lartë në dhomë, sikur të kishte parë ndonjë dreq.

Gruas së tij i doli gjumi.

Të dy shkuan bashkë në kuzhinë. Aty panë që nuk kishte asgjë, pos lënge specash te derdhur, dhe hija e frizures së Labit që kishte mbetur akoma në muri.

Në mëngjes, gruaja vendosi që menjëherë ta dërgojë në QKUK për trajtim, sado që Labi këmbëngulte se kishte parë një lugatë më kokën si të Baba star. Por, në fund ju bindë gruas.

Në hyrje të QKUK-së, veturën e ndali roja.

“Për ku”, tha ai.

“Besoj se tek psikiatri, apo ndonjë psikolog”, ja ktheu gruaja. “Pse”, tha roja, me një tonë si te motrës se nderit, pardonë motrës medicionale.

“Po burri, po thotë se e ka parë një lugatë të madh tri metra”, ia kthejë serish gurja e Labit, e cila kishte dal pa makijazh, ndërkohe që kishte arritur të lyente vetëm buzët, vetullat, dhe qerpikët, dhe fenirimin.

“Nëse e ke parë lugat të vdekur, të ngritur nga varri, duhet të shkosh të psikiatri. Por, nëse ke pa lugat që i grith viktimat, duhet të shkosh në pediatri”, ja ktheu roja.

“Në pediatri po shkojmë”, tha më gjysmë zëri ylli i këngës “Kujt i paske ngja”.

Pasi u futen në korridore, Labi pa Lul Raken dhe bërtiti përsëri.

“Nuk ka virus o pidh none, ka lugenti qe te grrithin”, bërtiti ai, teksa gruaja tij, mbuloje gjoksin nga marrja, duke përthekuar edhe një pulle te këmishës. /Pordhtali.com/

PS: Ndalohet citimi nga pordhtalet

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*