Miroslav Lajçak, i cili është i dërguari i BE-së për lehtësimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë është kritikuar ashpër nga partitë opozitare dhe portalet simotra se në zyrën e tij po e mbanë një hartë, ku Kosova është pjesë e Serbisë.
Pordhtali.com ka mwsuar se i dërguari i BE-së e ka zëvendësuar hartën më një portret me gjysmë-gjatësi të një gruaje shqiptare që është pikturuar nga Kolë Idromeno e që quhet ’Motra Tone”.
Lajçak, i cili është adhurues i traditës shqiptare, sidomos i asaj llapjane, mendon se gruaja në portret mund të jetë nga Mitrovica. “E keni parë çfarë bukurie, por që është e mbuluar thuajse tërësisht. Një minierë sa me pa zbuar të jetë, të kap kureshtja që ta zbulosh atë. Askush nuk i zbulon minierat e zbuluara, e ato mistiket ndodhën më Mitrovicë. Cili nga ne nuk do të dëshironte të dinte se çfarë gjinjsh ka pasur motra Tone”, ka shkruar në rrjetin social Lajçak.
Pas këtij veprimi, ka reaguar ambasada franceze në KS dhe opozita. E para ka kërkuar që Motra Tone të zëvendësohet me simbolin e multi kulturocitetit, Duda Balje, ndërsa e opozita ka kërkuar që ajo të zëvendësohet me portretin e Shote Galices, ose Violetë Kuka -Rerkoceri /Pordhtali.com/