Site icon Pordhtali

“Lumir, të ka mashtruar Lumi”: Tatuazhi i rremë që ndezi kryetarin e LDK-së

Nëse mendoni se dashuria për një parti politike është e pakufijshme, pritni derisa të shihni këtë moment epik. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shfaqe me një buzëqeshje aq të madhe sa gati shkriu bojen e tatuazhit të një “super fansi” të tij. Në kraharorin e djathtë të këtij personi, duken qartë shkronjat LDK dhe nën to, emri i Lumirit, raporton pordhtali.com.

Por, ajo qe nuk shihet me sy, është se në krahun tjetër të “super fansit”, thuhet se ndodhet një tatuazh akoma më “patriotik”, portreti i Lepa Brenës, këngëtares së famshme serbe që dikur këndonte për Jugosllavinë e përbashkët. Pra, edhe në këtë rast, Lumi ishte në të njëjtën linjë me “Brenën”, por me më pak hite muzikore.

Në këtë rast, duket se Lumiri është dashuruar me gjysmën e gabuar të historisë. Teksa përqafoi këtë mbështetje, nuk vonoi shumë që rrjetet sociale të zbulonin prapaskenën: dashuria për LDK-në dhe për Brenën ndan të njëjtën frymë , një nostalgji e thellë për kohët e vjetra, por me një audiencë të ndryshme.

Gazetari i Pordhtalit sugjeron te keni kujdes kur të frymëzoheni nga tatuazhet e fansave, ndonjëherë ata kanë një dorë për LDK-në dhe një tjetër për koncertet e Lepës në Nish.

Exit mobile version