Malisheva do të shitet për të paguar borxhin Covid

Ndër detajet e buxhetit të qeverisë Kurti janë planet për të paguar një pjesë të parave që qeveria Hoti ka shpenzuar për COVID-19, duke shitur Malishevën dhe banorët e saj në Monte Negro.

“Ishte një vendim i ashpër, por i domosdoshëm” ka thënë një zyrtarë i qeverisë në ardhje Kurti2 për pordhtali.com, shkruan pordhtali.com.

“Ne e konsideruam shitjen e Rahovecit, por në fund të ditës menduam për Malishevën, pasi vetëm nga brendi Limaj po mund ta mbulojmë njërën nga pakot e rimëkëmbjes”, tha ky zyrtarë.

Abazoviq i Malit të Zi thuhet se është shfaqur shumë i lumtur me marrëveshjen dhe ka në plan ta kthejë vendin në një destinacion pushimesh verore.

“Me një mori plazhesh, një temperaturë mesatare verore prej 16 ° C. Tani për tani Malisheva do të jetë rajoni më i mirë i Malit të Zi. Limajt, Bajen, dhe pishinen do t’i lemë të pa prekura dhe mendojmë t’i regjistrojmë në UNESCO”, tha Abazoviq.

Burimet raportojnë gjithashtu se Presidentja Osmani e ka shpallur Malishevën vend pa distancë shoqërore dhe të lirë nga rriqrat. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*