Pasi nuk fitoi votat për deputete, ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka marrë një vendim të çuditshëm, shkruan pordhtali.com.
Ajo ka njoftuar se është punësuar në gjelltore “Tip Top”, në të cilën ushqehej ish-presidenti Thaçi kur ishte student.
“Po e nisim aty ku e lamë, tek “Tradicionalna babina kuzhina”. Nga sot, do më gjeni në Tip Top. Ejani dhe provojeni patëllxhanin e mbushur, kaçamakun e shkërmoqur. Shijojeni zogun, na prift e mbara”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Pordhtali ka mësuar se ajo shumë shpejt do të hapë gjelltoren e saj.
Burimet tona të sigurta kanë zbuluar edhe emrin e gjelltores së Melizës. “Liza në botën e Kaçamakut”, është gjelltorja e re, e cila do të ketë edhe një degë të saj në Strellc të Deçanit.
Në menunë e kësaj gjelltoreje do të jenë të gjitha ushqimet tradicionale, por nuk mungojnë edhe ushqimet e detit. /Pordhtali.com/