Njerëzit që janë natyrshëm të shkurtër nuk janë më pak të aftë ose inteligjent nga pikëpamja shoqërore sesa ata më të gjatë. Problemi me ta është se duhet ta mbërrijnë biberin me galluzhder.
I tillë është edhe Abelard Tahiri i PDK-së, i shkurtër, por korpulent.
Në fakt më shumë se sa i shkurtër, ai është i imët, shkruan pordhtali.com.
Një çudi i ka ndodhur imcakut. Besohet se është rritur për 1 centimetër gjatë kohës sa ka qëndruar i izoluar nga Covid 19.
Këtë e kishte vërejtur, Eliza Hoxha, kur Tahiri shkoi në zyre pas 2 javësh. “Eyy short hany, ke mbathur toplinka apo çka”, mësohet t’i ketë thënë Hoxha, e cila nuk po ja shihte këmbët nga tavolina.
“Jo ne adidaska jam si gjithë”, ia ktheu ai.
Burimet bëjnë të ditur se, Eliza kishte këmbëngulur se ai dukej me i gjatë. Që të vërtetohej kjo, shefi i grupit parlamentar të PDK, propozoi që Tahiri të matej me metrin e partisë që ishte blerë nga Adem Grabovci gjatë një udhëtimi zyrtar në Zagreb.
Metra vërtetoi se Tahiri ishte rritur për 1 centimetër.
Ndonëse, Abelardi nuk vuante nga kompleksi i Napolonit, pranoi se vetja po i dukej pak më gjatë.
“Nuk e di, vetëm vitaminë C dhe Kamagra kam pirë”, kishte shpjeguar ai, derisa nuk ka hezituar të tregojë disa përparësi e mangësi që i kishte sjellë 1 centimetershi.
“Në shkollën fillore, qëndroja i pari në radhë. Të qenit pranë mësuesit ishte avantazhi im akademik. Në mes të turmave, mund të lëvizja rrugën për në pjesën e përparme. Ose mund të fshihesha lehtësisht në turmë, nëse doja të dëgjoja, që të mos më shihnin. Deri në gjimnaz në autobusë nuk më kanë marr para për biletë”, tregonte Tahiri.
“Për vite të tëra kam kursyer para edh në rroba. Kam veshur pantallonat e fëmijëve. Ku jemi tek rrobat, kam vërejtur se ka një keq-koleksionim në raftet e butiqeve, rrobat XL,L, M janë në raftin e parë, ndërsa S dhe XS në raftin e dytë”
Në PDK ka ekzistuar edhe një përsiatje për Abeleardin që të mos e ndjente Kompleksin e Napoleonit apo të Bulliqt. “Urani është i gat, Abelardi i madh”. /Pordhtali.com/