Disa burra e kanë vërejtur se mjekrrat nuk marrin respektin e duhur, kështu që vendosën t’i kushtojnë vetës lavdinë burrërore me mustaqe.
Agum Veliu (emër i njohur për redaksinë) ka mustaqe mbresëlënëse.
Në Bradash ka një mit të krijuar për to: “Suksesi i tij qëndron në aerodinamia e mustaqeve”, shkruan pordhtali.com.
Por, gjithçka do të marr fund me 8 mars. Ai ka vendosur t’i pres ato, pa dhënë arsyetim, por Pordhtali ka mësuar prapaskenat e këtij akti.
“Në në LDK e kemi pasur një parim rugovian. Është edhe sot. “Dëshiron të vrasësh? Rritni mustaqe”. Në rini kam pasur mustaqe që mund të bënte që edhe trikot të dukeshin burrërore. Jo që i kam të këqija tash, por kam vendosur t’i pres. Më vjen keq por, duhet ta them, tek ne thuhet se Agimi i ka mustaqet filozofike si te Niçes që mund t’i japin kuptim jetës edhe të nihilistit më të ashpër”, citohet te ketë thënë Veliu.
Mustaqet e Agimit ishin aq ikonike saqë Ministria e Kulturës në krye me Vlora Dumoshin, pritet të themelojnë çmimin e tyre vjetor, i cili i paraqitet personit që përfaqëson më mirë ose kontribuon në …
Ministrja Dumoshi mësohet të ketë thënë se: “Mjekra nuk kryen asnjë funksion të dobishëm; është shqetësim; të gjithë kombet e urrejnë atë; të gjitha kombet e përndjekin atë me rroje “. Mendoj se kjo është arsyeja pse Agimi kishte vendosur të shkonte me një mustaqe të mrekullueshme në vend. Andaj çmimi vjetorë i mustaqeve do të ketë emrin Agim Veliu”.
Partia që pritet të marr pushtetin pas pak jave e ka kundërshtuar këtë vendim, duke kërcënuar që do ta shfuqizojë. Por, Dumoshi u është drejtuar atyre duke thënë se “Mustaqet Agimit do të jenë gjithmonë më të zgjuara se ju”.
Menjëherë ka reaguar Xhelal Svecla duke sqaruar gjithçka. Ai ka thënë se do të ndërrohet vetëm emri i çmimit dekorativ. “Çmimi vjetor nuk dot quhet mustaqet e agim Agim Veliu, por Kryecullakut Mustafë Efendiu”. /Pordhtali.com/
Leave a Reply