Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar Klinikën Intensive në QKUK.
Duke mbledhur pacientët e shtrirë pa ndjenja në njësinë e kujdesit intensiv në QKUK, ish-gjenerali Haradinaj u bëri thirrje të intubuarëve të infektuar me COVID-19, të ngrihen nga shtretërit e tyre të spitalit dhe të zgjedhin lirinë.
“Për të gjithë ju patriotë trima që keni qenë të burgosur në këtë Klinikë, unë them që bashkohuni me mua dhe bashkatdhetarët tuaj në rebelimin kundër këtij sistemi mjekësor despotik”, ka bërtitur Haradinaj, mëson pordhtali.com.
“Nuk e shihni? Ata ventilatorë nuk janë atje për t’ju shpëtuar, ata kanë për qëllim t’ju skllavërojnë. Mund të duken të pafajshëm, pajisjet e frymëmarrjes artificiale që synojnë t’ju ofrojnë një furnizim të vazhdueshëm me oksigjen, por ato janë prangat e shtypësit tuaj. Shkëputeni tubin tuaj të frymëmarrjes dhe bashkohuni me rezistencën!”, citohet të ketë thënë Haradinaj.
Ai kishte përshëndetur pacientët me maksimën e rrallë të tij “Na priftë e mara”, dhe më këtë rast thuhet se dhjetëra pacientë kishin hequr menjëherë aparatin e oksigjenit dhe i ishin bashkuar atij. Mësohet se dy nga pacientët janë zyrtarizuar për asamblistë në Kuvendin e ardhshëm të Prishtinës. /Pordhtali.com/
Leave a Reply