Site icon Pordhtali

Numri 22: Shansi i dyfishtë i një kandidati të veçantë

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 po afrojnë, dhe kandidatët po përgatiten për garën më të madhe të jetës së tyre. Disa po përpiqen të dallohen me programet, por një kandidat nga partia në pushtet ka arritur një sukses të veçantë. Nuk është për shkak të ndonjë programi revolucionar, por për një arsye krejt të veçantë: numrin 22.

Numri 22, çfarë ka kaq speciale? Për disa është numri i fatit, për të tjerët është shenja që gjithçka në jetë duhet ta bëjmë “me dy duar”, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhënie… dashnore.

Ky numër përmban një simbolikë dyfish: dy herë më shumë premtime dhe dy herë më pak rezultate.

“Dy herë më shumë se dhjetë, por ende një zero më pak se 220. Po e them në mënyrë që të kuptohet më mirë… po flas me gjuhën e trupit” thotë një analist politik për Pordhtali.com, duke u tallur për simbolikën e numrit 22, që është një ofertë dyfish për këtë kandidat.

Dy herë më shumë premtime për gratë dhe dashnorët, por ende dy herë më pak arritje pas katër vjetëve. “Po, pas zgjedhjeve, çdo femër do të ketë dy mundësi: të kujtojë premtimet e fushatës, ose të shijojë një koktej dhe ta harrojë gjithçka përfundimish, përfshirë edhe ato premtime”

Por kandidati korpulent me numrin 22, po e pranon me humor këtë simbolikë të dyfishtë. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, shkroi: “Numri 22 është një kombinim perfekt për një Kosovë të re. Dy për përparim, dy për barazi majtiste. Dhe nëse shtojm dy llashko, të gjithë jemi të lumtur”, thotë Dyfish Basha.

Nga ana tjetër, opozita ka shpallur një teori të re për këtë numër: “22 është shenja që kandidati ka një plan të dyfishtë, një për fushatën, dhe një tjetër për harresën pas zgjedhjev, diçka si një marrëdhënie që nis me premtime dhe pas dy javësh ke harruar të kthehesh, dhe dashnori nuk e di më se kush je”, thotë Ismet Beqiri (emër i njohur për redaksinë). /Pordhtali.com/

Exit mobile version