“Parja shkon te parja”, Rrahim Pacolli gjen qentë e Lady Gagas në Hajvali

Këtë të shtunë, Rrahim Pacolli kishte dalë më herët në bahçen e tij.

Ai pa që po i mungonte një shotan. Gjithçka u zbulua pasi 50 metra më larg pa spërkatje të gjakut.

Më pastaj gjeti dy qentë të strukur, njëri nga ta kishte pupla në gojë. Nga kjo e kuptoi se shotani i tij tashmë nuk i përkiste tufës, shkruan pordhtali.

“Më pas mora vesh se dy bulldogët ishin të Lady Gagas. Puna është se, pos 500 mijë ojrove i kam kërkuar edhe 50 mijë për shotanin. Po ua zbuloj edhe një fshehtësi të këngëtares së huaj, njëri nga qentë nuk ishte qen, ishte kudër”, mësohet t’i këtë thënë Pacolli, gazetës ekshpresh. (Rrahim Pacolli është politikanë dhe udhëheqës i një portali simotër në Kosovë).

Burimet e zbatimit të ligjit thanë se qenët janë gjetur në megjen e arës mes Rrahim e Behgjet Pacollit. Por, tashmë është e sigurt që paratë do të mbesin tek Pacollët.

I ngazëllyer nga e gjithë kjo ngjarje, mësohet se nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka propozuar që një rrugë të marrë emrin “Koji dhe Gustav”, ashtu siç quhen dy qenushët e Gagas. /Pordhtali pick Com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*