
DRENAS – Legjendat e muzikës “Bamboleo”, Gipsy Kings, kanë zbarkuar në Kosovë, por pa sukses në Prishtinë, pasi pritja e Kryetari Përparim Rama u anulua në minutën e fundit, pasi kryeqyteti u përball me një krizë monumentale të kontejnerëve.
Sipas Komunës, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve ka lëshuar urdhër emergjent që kontejnerët të mos preken, pasi ndodhen në zonë të mbrojtur kulturore. “Edhe me i lëviz 30 cm, të duhet leje ndërtimore”, ka sqaruar një zyrtar.
Përparim Rama, për të zbutur situatën, ka thënë në një deklaratë të gjatë me 12 pika:
“Instituti na ka ndalë me i prek kontejnerët. Po përgatitemi për një tender me negocim, për sjelljen e Gipsy Kings përmes rrugës së Fushë Kosovës me rotacion, në mënyrë që të mos shqetësohen edhe semaforët e mbrojtur në Qendër”.
Por ndërkohë, në Drenas, situata ishte krejt ndryshe. Ramiz Lladrovci, i cili nuk njihet për anulime, por për përqafime legjendare, i ka pritur Gipsy Kings me flamuj, shalla të Drenicës dhe një “pitpidak” të thellë nga zemra.
“Bir, a je ti normal me i lan këta pa pritje?”, tha Lladrovci duke i përqafuar muzikantët me gjithë shpirt, njërit prej tyre thuajse ia këputi qafën. “Këtu s’i ndal kush koncertet, veç nëse del naj tender emergjent për kabllo rryme”.
Në fjalimin e mirëseardhjes, të mbajtur mbi një tavolinë të tenderuar në 2017 për 6,700 euro, ai tha:
“Në Prishtinë po ruhen kontejnerët si monumente. E këtu te na, i ruajmë musafirët si njerëz. Nuk e lo për kërkon, as Gipsy Kings, bile as Shyhreten”.
Për t’ia vënë kapakun, Lladrovci paralajmëroi koncertin e radhës në Drenas, një “mega-eveniment” me Gipsy Kings dhe Don Gjonin, nën emrin zyrtar: “Bamboleo me Gjonin”, ku çdo karrige do të jetë donacion nga një shkollë fillore, ndërsa ndriçimi do të vije përmes kabllove të tenderit të parakohshëm për ndriçim publik.
Fero shtrohet në spital, pasi Arbenita lindi vajzë që i ka sytë si të Don Gjonit
Gjatë takimit, Ramizi, në stilin e tij unik, u tha musafirëve “You are welcome, my diplomatics artists from the world globe”.
Një nga anëtarët e bendit, i hutuar nga përqafimi me krahë Drenice, u shpreh “I don’t know where we are, but this tall guy is a legend. He said pitpidak, and we felt it”.
Sipas burimeve, në përpjekje për të shmangur ndërhyrjen e Institutit të Monumenteve në të ardhmen, Përparim Rama po shqyrton mundësinë që takimin tjetër me Gipsy Kings ta organizojë në “Metaverse”, në bashkëpunim me projektin pilot “Kontejnerët e së Ardhmes”, të financuar nga Ambasada e Andorrës në Kosovë. /Pordhtali.com/
Leave a Reply