Pas fotografive të publikuara nga Rita Ora, e cila shihet në momente intime me të dashurinë e saj gjyshin nga Australia, Taika Waititi dhe afrikanen Tessa Thompson, Qeveria e Kosovës ka thirrë mbledhje të jashtëzakonshme.
Pikë e vetme e rendit të ditës ka qenë tërheqja e titullit të nderit “Ambasadore e Kosovës”, shkruan një pordhtal simotër, transmeton pordhtali.com.
“Treshja bije ndesh me konceptet e majta dhe traditën tonë. Prandaj, propozoj që t’i hiqet titulli “Ambasadore Nderi” dhe të njëjtin ia atribuojmë Don Gjonit”, thuhet në arsyetimin e qeverisë, e cila pret angazhimin e reperit për njohje nga Rusia.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja me prejardhje shqiptare thyen kodin etikë të Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Por, këtë herë pamjet kanë qenë të kukushme për Qeverinë.
Opozita akoma nuk ka reaguar. /Pordhtali.com/