
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka uruar me entuziazëm të madh zgjedhjen e kardinalit amerikan Robert Francis Prevost si Papa i ri i Kishës Katolike, por nuk ka mundur të shmangë një tjetër frymëzim diplomatik.
“Jemi të lumtur që më në fund edhe ne kemi një pop amerikan. Kjo është një ditë e madhe për diplomacinë shpirtërore dhe për lidhjet tona me Kishën Ortodokse Katolike të SHBA-së”, thuhet në deklaratën e ministres.
Burime nga Ministria e Jashtme konfirmojnë se fjala “pop” është përdorur pas një konfuzioni gjuhësor me terminologjinë ortodokse, ndonëse zëdhënësja e saj nguli këmbë se “ishte një përkthim kreativ i fjalës latine Pontifex Maximus“.
Në fund të urimit, Gërvalla thuhet se ka shprehur dëshirën që Papa i ri ta vizitojë Kosovën dhe ndoshta të japë ndonjë ndihmë për liberalizimin e vizave shpirtërore.
Kjo nuk është hera e parë që ministrja ndriçon skenën ndërkombëtare me deklarata të bekuara. Më herët, gjatë një konference për shtyp, ajo kishte përshëndetur solemn “ambasadorin e Shqipërisë në Shqipëri”.
Opinionsitët në Kosovë, të përhumbur mes urimeve, janë parë duke kontrolluar nëse fjala “gafe” ka ndonjë kuptim tjetër në ndonjë dialekt të Ana Moravës./Pordhtali.com/
Leave a Reply