Prindërit e deputetit Mefail Bajqinovci kanë vendosur të dalin vullnetarë dhe t’ia dorëzojnë djalin e tyre Albin Kurtit, duke i besuar atij rritjen e Mefalit për dy vitet e ardhshme.
Ata i thanë Kurtit se ‘Mefi nuk ka nevojë për pelena, se i ka hequr ato që në klasën e shtatë, por ndonjëherë i nevojiten për t’u kujdesur pas atyre endrrave të çuditshme që i sheh pas filmave me Brus Lin dhe urinon ndonjë pikë’.
Kurti, me një buzëqeshje të gjerë, e pranoi ‘sfidën’ duke shtuar se ‘Nuk ka problem, do t’a rrisim ne këtu, vetëm t’ia mbajmë mendje se çdo herë që bëhet burrë, mund të bëhet edhe më i fortë se Brus Lia’.
Por, në fund, Kurti i ka qetësuar prindërit e Mefailit duke u siguruar se në kujdesin e tij nuk ka filma të Brus Lisë, por vetëm kompletin e filmave të Kinostudios ‘Shqipëria e Re’, me edukatë të pastër revolucionare si ‘Njeriu me Top’, ‘Komisari i Dritës’ dhe ‘Debatik’. ‘Mos u shqetësoni, këtu ëndrrat janë të kontrolluara dhe të mbushura me frymën e kolektivizmit’, ka thënë ai me bindje. /Pordhtali.com/