Manuali i Qeverisë Kurti për Administratën: “Si të arrini orgazmën në shtëpi që të mos flirtoni me kolegë

Tashmë, qeveria Kurti ka tërhequr manualin për edukatën seksuale në shkolla dhe ka miratuar një dokument të ri, shkruan portali simoter, raporton pordhtali.com.

Qeveria Kurti ka miratuar një dokument i cili quhet “Politika kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike të Republikës së Kosovës”.

Por, qeveria po dëshiron ta jetësojë edhe në praktikë këtë nismë.

Krahas këtij dokumenti, Qeveria Kurti ka hartuar një koncept dokumenti të titulluar: “Si të arrini orgazmën në shtëpi”. Manuali pritet të shpërndahet në administratën shtetërore menjëherë pasi qeveria e re të marrë detyrën.

Pra, qeveria po pretendon që zyrtarët burra e gra të shkojnë në punë të liruar nga ndjenja e seksit, në mënyrë që të fokusohen vetëm në punë.

Për më tepër, ky dokument i ri përmban udhëzime specifike për të pasur një marrëdhënie më të shëndetshme dhe të ndërgjegjshme me trupin dhe mendjen, duke u kujdesur që zyrtarët të mos shpërqendrohen nga “ngacmimet” që mund të ndodhin kur kyçen në grupe pune të ngrohta.

“Kurtit po i ngutet se tash në qeverisje do të jetë edhe Dimal Basha e Mefail Bajqinovci, këta dy persona janë të pa rezistueshëm, po mund të jenë pre e grave çdo çast,” tha një burim jo fort i besueshëm për pordhtali.com.

Burimet tona kanë bërë të ditur se përpilues të këtij koncept dokumenti, që ka 150 faqe, kanë qenë tre persona: Haxhi Avdyli nga Lista Vjosa, i cili ka hartuar pjesën e parë “Gjesti që mund të mahnisë, nëse duam, dhe partnerin më të ftoftë”; pjesën e dytë e ka hartuar kimisti-astrologu, Jahja Koka, e cila titullohet “Si të arrijë tek veshi me butësi, intervali i zërit tonë”; dhe pjesën e tretë e ka hartuar Besa Luzha, që vjen nga shoqëria civile, manuali i të cilës quhet “Edhe pse ke bark të madh, ti ke një trup tepër joshës”.

Dokumenti është vlerësuar nga opozita pa përmjaltje, pasi sipas tyre, ai më shumë ka të bëjë vetëm me fillimin e një akti seksual, sesa me orgazmën.

Qeveria ka menduar edhe për beqarët, ku pretendohet që të rregullohet në korridor një banjë improvizuese për masturbim, teksa banjon e burrave do ta pajisë me muzikë të Avi Mulës dhe poster të Ana Frankut.

Pordhtali nuk ka arritur të mësojë se si do të duket banjo e grave. /Pordhtali.com/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*